Alma Loki befason të gjithë në Mal të Zi, nënkampione e Ballkanit

Sporti

Alma Loki befason të gjithë në Mal të Zi, nënkampione e Ballkanit

Nga: K.G.. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Alma Loki në mes

Sukses i madh për garuesen Alma Loki, e cila sot u stolis me medalje të argjendtë në Kampionatin Ballkanik.

Alma ka treguar demonstrim të jashtëzakonshëm në kata, duke mahnitur të gjithë të pranishmit.

Presidenti i klubit të Kastriotit të Ferizajt, Halil Mahalla, tha se është një sukses i madh i Almës, po ashtu edhe një dëshmi e punës së madhe që po bëhet në klub me trajnerin Gani Mahalla.   

Image

“Medalja e parë historike për Kosovën në U21 Kata në Kampionatin Ballkanik i cili po mbahet në (Tivar – Mal të Zi) nga Alma Loki kampionia e Kastriotit e cila sot u bë nënkampione në Kampionatin Ballkanik.

I urojmë suksese edhe ne të ardhmen!

Forca Alma bashkë me Kastriotin”, ka shkruar Mahalla në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat