Karateisti i talentuar, Yll Mahalla, u prit nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
I pari i Ferizajt e uroj Yllin për suksesin në Kupën e Botës për kategorinë U11.
“Një familje ikonë e sportit të karatesë, që padyshim i bën nder Ferizajt dhe gjithë Kosovës, është familja Mahalla.
Sot, mirëprita vogëlushin Yll Mahalla, që këto ditë, në vazhdim të traditës dekadëshe familjare, nga Kupa e Botës mbajtur në Poreç të Kroacisë, i solli Ferizajt medaljen e nënkampionit Botëror të karatesë në kategorinë U11.
Ylli nga klubi ku përket, Klubi i Karatesë Sportive Moderne "Kastrioti" është ylli në ngjitje i sportit të karatesë, një potencial i së ardhmes në karate, mes familjarëve të tij, ikonave të karatesë shqiptare prirë nga themeluesi i shkollës së karatesë sportive moderne, prof. Fahri Mahalla, kryetrajneri Gani Mahalla, kryetari i klubit Halil Mahalla, trajnerët Nebi e Fehmi Mahalla, vlera këto që i bëjnë nder sportit shqiptar dhe padyshim do ta kenë mbështetjen tonë institucionale", -, ka shkruar Aliu në profilin e facebookut.