Lojërat Olimpike, frikë nga pandemia, ekipet e hokejit luajnë me maska

Sporti

Lojërat Olimpike, frikë nga pandemia, ekipet e hokejit luajnë me maska

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Lojërat Olimpike, frikë nga pandemia, ekipet e hokejit luajnë me maska

Ndeshja e hokejit për femra mes Kanadasë dhe Rusisë, e vlefshme për Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, ka qenë një aventurë e vërtetë. Ajo ka nisur me gati një orë vonesë, për shkak se disa lojtare të Rusisë së fundi kanë dalë pozitive me Covid-19 dhe kanë qenë në izolim.

Lojtaret e të dyja skuadrave kanë pritur për gati një orë deri në mbërritjen e rezultateve të testeve anti-Covid të kryera nga skuadra ruse para se të niste ndeshja. Ato kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në pistë duke bërë nxehmje.

Për këtë ndeshja Rusia kishte në dispozicion 17 lojtare.

Gjithsesi, pasi mbërritën rezultatet e tamponëve, skuadrat zbritën në fushë dhe ato kanë luajtur me maska poshtë kokoreve. Kjo gjë ndodhi pas kërkesës së bërë nga sportistet dhe stafi kanadez, që kërkuan të jenë të mbrojtura në fushë, duke qenë se në këtë sport ka shpesh kontakte fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat