Vëllai motrës: Dil nga shtëpia ose paguaj

Sociale

Vëllai motrës: Dil nga shtëpia ose paguaj

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Demiri ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” me motrën, Thëllënxën. Në fillim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ai u shpreh se shpreson që situata të zgjidhet falë ndërmjetësimit. Fjalën nuk e merr ai i pari, por Thëllënxa që  thotë se i ka kërkuar para borxh vëllait për të shlyer një kredi të marrë në vitin 2012, me vlerë 5 milionë lekë.

Nga kjo kredi që Thëllënxa e mori për vajzën e dhëndrin, u shlye gjysma. Dhëndri pësoi një aksident dhe Thëllënxës i sugjeruan që të merrte një kredi tjetër për ta shlyer. Thëllënxa i kërkoi ndihmë vëllait, Demirit dhe i mori 38 mijë euro, sipas dokumenteve.

Ajo thotë se i ka paguar vëllait 25 milionë, por Demiri kundërshton dhe i nxjerr disa dokumente.Thëllënxa: Këto janë mashtrimet e tua!

Demir: Thëllënxa Jaçe, kjo është e tët biri!

Thëllënxa: Një minutë, unë të kam marrë lekë borxh dhe deklaratat nuk i kemi lexuar dhe kemi vënë firmat!

Demir: Ti ke vënë firmat përpara noteres, unë e kam çdo gjë me notere këtu.

Thëllënxa: Ti gjithmonë vjen e kërcënon dhe shtëpinë nuk e merr dot ti!

Demir: Shtëpia është në emër të çupës, nuk ta marr unë, ty shtëpinë ta ka marrë shteti!

Thëllënxa: Ishte ndihma jote! Të kam dhënë 25 milionë!

Demir: Moj ti s’ke dhënë 25  milionë, kui ke lekët, ku i ke dokumentet?

Thëllënxa: Ja ku janë faturat aty!

Thëllënxa deklaron se do t’i paguajë vëllait para tepër për këtë hua. Ajo vazhdon të ngulmojë se ai do që ta nxjerrë nga shtëpia, gjë që e refuzon kategorikisht. Më pas, akuzon vëllain se i ka tradhtuar besimin duke e vjedhur.

Eni Çobani: I ke marrë vëllait 38 mijë euro apo jo?

Thëllënxa: 35!

Eni Çobani: Po 38 ke shkruar këtu!

Thëllënxa: Nuk e di si i ka shtuar ai!

Demir: Unë s’kam shkruar gjë, i ka shkruar zyra e përmbarimit!

Thëllënxa: Unë do t’i jap atij…

Demir: Bjeri pra çfarë pret?

Thëllënxa: 38 milionë, do t’i  jap edhe një 5 milionësh tepër. Ia kam dhënë aty unë 25 dhe kërkon  të më nxjerrë me forcë nga shtëpia!

Demir: Po do të dalësh me forcë nga shtëpia, ti do të dalësh se ajo shtëpi nuk është jotja më!

Thëllënxa: Shtëpia është imja dhe nuk e luan topi! Më ke vjedhur çelësat! Unë pata besimin më të madh te vëllai, i dorëzoj çelësat, i dorëzoj shtëpinë, më ke vjedhur! Më ke vjedhur dokumente e çelësa! Ja ku është!

Demir: Çfarë është ajo?

Thëllënxa: Ja ku e kam!

Demir: Çfarë është ajo letër bakalli?

Thëllënxa: Testamenti i shtëpisë!

“Të kërkova ndihmë e më ngule thikën pas shpine!”, motra shpërthen ndaj vëllait: Je mashtrues!

Demiri dhe Thëllënxa, motër e vëlla që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” ndodhen në konflikt për shkak të një borxhi. Gjithçka ka nisur me marrjen e një kredie nga ana e Thëllënxës që për t shlyer mori një tjetër kredi. Në pamundësi për ta paguar, vajza e saj kishte vendosur si kolateral shtëpinë.

Kur banka e nxori në ankand sepse kredia nuk ishte paguar, Thëllënxa i kërkoi ndihmë vëllait, Demirit që ta blinte ai shtëpinë. Kjo është arsyeja pse vëllai e ka sjellë Thëllënxën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Thëllënxa i ka kaluar përmes bankës një pjesë të shumës që pretendohet të jetë 25 milionë, ndërsa vlera e huasë është 38  mijë euro.

Demiri thotë se motra ka edhe pagesa shtesë pasi nuk ka paguar as faturat e ujit dhe ai ka ardhur nga Italia për t’i shlyer. Thëllënxa habitet dhe thotë se këto janë përpjekjet e vëllait për t’i marrë shtëpinë, madje deklaron se ai e ka goditur pas shpine.

Demir: Debitore karshi, sot e kësaj dite te UKT-ja, te uji. Të vij unë nga Itlia e të paguaj ujin tënd?

Thëllënxa: Ujin tim e kam paguar vetë unë ja ku i kam këtu.

Eni Çobani: 2 milionë e 700 mijë lekë.

Demir: Sot kam paguar 370 mijë! Kam bërë një akt marrëveshje unë atje!

Thëllënxa: Po akt marrëveshjen e kam bërë vetë unë!

Demir: Dakord, por çfarë ke paguar?

Thëllënxa: Ja ku janë faturat!

Demir: Çfarë ke paguar ti moj, çfarë ke paguar?

Thëllënxa: Ja librezat! Ti kërkon që edhe uji të kalojë sepse edhe faturën e dritave e hodhe në emrin e vajzës! Kontratën e ujit kërkon ta hedhësh në emrin e vajzës! Nuk e merr shtëpinë ti!

Demir: Shtëpia është e saja, nuk është jotja!

Thëllënxa: Ti nuk e merr shtëpinë të thashë!

Demir: E marrim!

Thëllënxa: O ti, o unë!

Demir: Ka mjete ligjore, ka mjete ndërmjetësimi!

Thëllënxa: O ti o unë, more vesh? Ti je një hajdut, një mashtrues! Unë kërkoj ndihmë nga vëllai! Vëllai mua ma ka futur thikën mbrapa shpine!

I dyfishon motrës borxhin e shtëpisë duke i kërkuar qira, Gjebrea s’duron: Po si e shtrydh kështu?

Demiri ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” me motrën e tij, Thëllënxën. Pretendimi i tij është se e ka ndihmuar motrën në një moment të vështirë për të shlyer një kredi duke i blerë shtëpinë që banka ka nxjerrë në ankand. Ai e bleu dhe e vendosi pronën në emrin e së bijës.

Sipas dokumenteve që u paraqitën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, vlera është 38 mijë euro. Thëllënxa  pretendon se ka paguar 25 milionë lekë. Një pjesë të parave (rreth 6 milionë), Demiri thotë se e ka marrë në bankë pasi janë transaksione të kryera nga nipi, djali  i Thëllënxës. Ai nuk i mohon këto para, por sipas tij nuk janë shlyerje e shumës, por qiraja që i ka kërkuar motrës për të banuar në shtëpinë në fjalë.

Ardit Gjebrea: Ti ke marrë lekë nga djali i Thëllënxës?

Demir: Kam marrë nga banka, nuk e mohoj këtë.

Ardit Gjebrea: Ah, i ke marrë nga banka!

Demir: Nga banka, madje unë…

Ardit Gjebrea: Sa para ke marrë nga banka?

Demir: Dje e kam nxjerrë një llogaritje, doli 6 mijë e ca kusur, nuk mund të them 7, por 6 mijë e 400.

Ardit Gjebrea: Mes parave që të ka dhënë djali dhe mes parave që të ka dhënë Thëllënxa…

Demir: Janë lekë qiraje që unë i kam caktuar. 150 mijë lekë qira. Është caktuar nga momenti që është caktuar shtëpia në emër të  gocës. Nga ky moment unë i thashë do paguani kaq qira.

Eni Çobani: Nga 2015.

Demir: Kishin 5 vjet që nuk paguanin.

Ardit Gjebrea: Pra ti e more këtë shtëpinë dhe e bleve. E vure në emër të gocës. E more për të ndihmuar motrën, por motrës i the që unë të ndihmoj, por ti do të më paguash qira mujore.

Demir: Po.

Thëllënxa: Jo!

Ardit Gjebrea: Si jo?

Thëllënxa: Avash-avash laj bankën.

Demir: Ka mundësi motra ime të ma likuidojë shtëpinë?

Ardit Gjebrea: Ato 150 mijë lekë do të ishin qira plus apo do të zbriteshin nga shuma?

Demir: Në qoftë se motra do më kthente lekët e shtëpisë, mund të ktheheshin.

Ardit Gjebrea: Por po të kthente lekët e shtëpisë, ajo do ta merrte në ankand shtëpinë.

Demir: Nuk mund ta merrte motra ime shtëpinë se po t’ia merrte Arditi shtëpinë motrës…

Ardit Gjebrea: Unë po ta ndihmoj motrën time, unë e blej shtëpinë dhe i them motrës, kur t’i kesh paratë më jep, ti jeto aty dhe hajde caktojmë një ditë por nuk do t’i thosha motrës që shiko, unë këtë shtëpinë e bleva 35 milionë lekë, ti tani do të më japësh mua 35 milionë lekët apo 70 milionë, ç’rëndësi ka sa bën shtëpia dhe çdo muaj do të më japësh edhe 150 mijë lekë se unë do të të caktoj ty qira meqenëse unë kam para dhe e blej këtë shtëpi, ti s’ke para por ti meqenëse s’ke para,  do të më japësh edhe 150 mijë lekë për qiranë. Pse qiranë?

Demir: Arsyeja është sepse këto…

Ardit Gjebrea: S’kishin mundësi të paguanin. Pra, ti kishe mundësi dhe i shtrydh akoma edhe më shumë dhe i kërkon edhe 150 mijë lekë.

Demir: Këto mos të kërkonin ndihmë te unë!

Ardit Gjebrea: Po të ka vëlla, si të mos kërkonin ndihmë?

Demir: Unë shikoja ekonominë e shtëpisë time, unë kam prishur familjen njëherë, unë jam ndarë një herë nga gruaja!

Ardit Gjebrea: Po mirë, mos t’i kishe ndihmuar fare! Po si mundet t’i thuash motrës më kthe edhe paratë, do të më japësh edhe 150 mijë lekë çdo muaj sepse është qiraja e shtëpisë?

Thëllënxa ka një alternativë sesi mund t’ia shlyejë vëllait, Demirit, borxhin për të cilin ai e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”. Ajo thotë se shtëpinë e saj që banka kishte nxjerrë në ankand dhe i kërkoi ndihmë vëllait për ta blerë dhe ai e bleu rreth 30 mijë euro, mund ta shesë me 85 mijë.

Rezulton se Demiri ka kërkesa të tjera. Siç u shpjegua gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Thëllënxa ka 9 vite që vazhdon të jetojë në këtë shtëpi. Ajo tha se i ka kthyer 25 milionë lekë Demirit e madje paguan edhe një qira prej 150 mijë lekësh të vjetra. Këtë shumë ai është i gatshëm t’ia kthejë mbrapsht nëse ajo i shlyen të gjithë borxhin.

Por nga 85 mijë eurot, Demiri kërkon që të shlyhen fatura e shpenzime. Sipas tij,  nëse do i kishte paratë që ka shpenzuar, do të kishte blerë shtëpi në Itali ku edhe jeton e nuk do të paguante qira. Kjo kërkesë tingëllon absurde në studio.

Demir: Unë kërkoj lekët e mia që kam paguar…

Ardit Gjebrea: Sa janë ato?

Demir: Ato që  janë në dokumente, kërkoje dhe të gjitha shpenzimet që kam harxhuar sot qira shtëpie. Unë po të kisha ato lekë, unë do kisha blerë shtëpi në Itali.

Eni Çobani: Qiranë e Italisë tani?

Demir: Qiranë time të Italisë do ta nxjerr nga këto lekë!

Ardit Gjebrea: Jo, jo do qiranë e kësaj shtëpie.

Thëllënxa: Jo, jo!

Eni Çobani: Do qiranë që ka paguar në Itali!

Demir: Qiranë e Italisë unë kërkoj ta nxjerr nga këto lekë!

Eni Çobani: Çfarë flet mo?!

Sërish, Demiri thekson se mund t’i lërë motrës vetëm 5 mijë euro nga shitja. “Unë shumën nga Thëllënxa, edhe 80 mijë euro t’i marr, ia marr!”, thotë ai. Jo vetëm kaq, por sipas tij shtëpia nuk shitet për 85 mijë euro sepse sipas agjencive  ka pyetur, shkon në 63 mijë.

Arsyetimi dhe kërkesat e Demirit nuk mbështeten aspak nga Eni Çobani. Ajo i bën thirrje që të pranojë vetëm paratë e borxhit që i takojnë dhe pjesën shtesë që Thëllënxa i premtoi e mos të kërkojë asgjë më tepër sepse po pretendon të blejë dy apartamente me çmimin e njërit.

Eni Çobani: Tani unë po dal me atë mendimin që tha Thëllënxa, po pse e bleve këtë shtëpi ti o zotëri se ti paske dashur të blesh dy shtëpi me një shtëpi!

Demir: Unë nuk blej dy shtëpi me një shtëpi!

Eni Çobani: Po jo pra, pse e bleve këtë shtëpi? Tani, një vëlla i ndershëm kërkon 30 që e ka blerë, po ta jap edhe 10 nga shpirti që më ke lënë 9 vjet brenda dhe ikën me 40 milionë. Por në qoftë se ti vjen dhe më thua dua 90 milionë për 30 që ke dhënë, kjo është abuzim pastaj!

Demir: Po pse mi zonja Eni?

Eni Çobani: Po vëllai nuk kërkon që me një të marrë dy apartamente!

Demir: Unë nuk i marr dot dy apartamente. Unë kërkoj lekët e dëmit që më ka shkaktuar! Nuk m’i ka kthyer lekët!

Eni Çobani: Tani, të lutem! Demir të lutem se po i kthehemi historisë nga e para! Kur ke ardhur të blesh apartamentin nuk i ke thënë zonjës për sa vite i do lekët, çfarë hallesh dhe problemesh ke ti në Itali që po paguan qira në Itali. Kjo është një kontratë borxhi më pas që do të bëje me zonjën, të vetmen deklaratë që ke në 2018 e ke për 3800 euro. Më fal, edhe 9 milionë me nipin. Tani ku doli kjo 60 mijë euro dëm që të paska bërë?

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat