Norvegjezët dominojnë në hapje të edicionit të ri të skijimit.
Tre vendet e para për norvegjezët në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës që u mbajt në Solden të Austrisë.
Skiatori Alexander Steen Olsen doli i pari me kohë të kaluar për 2:09.50 minuta, duke lënë pas për 55 qindtat e sekondës Henrik Kristoffersen.
Atle Lie McGrath renditet në pozitën e tretë e me kohë më të dobët për 66 qindtat se fituesi i garës.
Duhet theksuar se Olsen dominoj edhe në grahjen e parë.
Skiatori brazilian, Lucas Pinheiro Braathen, është befasia më e madhe, renditet në vend të katërt dhe me kohë më të dobët për 24 qindtat se pozita e tretë.
Renditja
1. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) 2:09.50
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)
3. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.66
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.90
5. Alex Vinatzer (Italia) +1.10
6. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1.26
7. Raphael Haaser (Austria) +1.35
8. Patrick Feurstein (Austria) +1.45
9. Gino Caviezel (Zvicra) +1.51
10. Luca De Aliprandini (Italia) +1.56