Noel fiton garën në sllallom 

Skijim

Noel fiton garën në sllallom 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Noel fiton garën në sllallom 

Skiatori francez, Clement Noel, është fitues i garës në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në  Val d'Iser të Francës.

Ai shënoi kohën më të mirë në të dy grahjet dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:30,52 minuta apo me kohë më të mirë për 1 sekondë e 40 qindtat se vendi i dytë Kristoffer Jakobsen nga Suedia.

Suedezi përfundoi në podium për herë të parë në karrierën e tij. 

Filip Zubçiq nga Kroacia ka zënë vendin e tretë, me kohë më të dobët për 1 sekondë e 85 qindtat se vendi i parë dhe më të mirë për 4 qindtat se pozita e katërt, zvicerani Daniel Yule.

Renditja

1. Clement Noel (Franca)    1:30,52 
2. Kristoffer Jakobsen (Suedia)    +1,40 
3. Filip Zubçiç (Kroacia)    +1,85 
4. Daniel Yule (Zvicra)    +1,89 
5. Dave Ryding (Britania e Madhe)    +1,90 
6. Sebastian Foss Solevaag (Norvegjia)    +1,99 
7. Armand Marchand (Belgjika)    +2,02 
8. Lie Mcgrath (Norvegjia)    +2,15 
9. Giuliano Razzoli (Italia)    +2,17 
10. Lucas Braathen (Norvegjia)     +2,50

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat