Policia “blindon” Kuvendin pak para mbërritjes së ambasadorit Gonzato, deputetët e PD i hapin rrugën, Vokshi: Këtej është dera

Shqipëria

Policia “blindon” Kuvendin pak para mbërritjes së ambasadorit Gonzato, deputetët e PD i hapin rrugën, Vokshi: Këtej është dera

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 12:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka krijuar kordon sigurie jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ishin në pritje të mbërritjes në Kuvend të Silvio Gonzatos, ambasador i Delegacionit të BE në Shqipëri.

Në momentin e mbërritjes së tij, pas mbylljes së konferencës me Edi Ramën, deputetët e PD që ndodheshin në hyrje të Kuvendit, i kanë hapur rrugën.

Pasi ambasadori ka mbërritur, deputetja e PD Albana Vokshi i është drejtuar duke i thënë: Është ketej dera kryesore!

Gonzato do t’i dorëzojë kryeparlamentares Spiropali progres-raprtin e KE, teksa më parë ia dorëzoi presidentit të vendit dhe kryeministrit.

Ndërkohë kujtojmë që më herët deputetët e PD kanë nxjerr karriget e tyre jashtë sallës, dhe i kanë kthyer ato përmbys në shenjë revolte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat