Kush do e zëvendësojë Salianjin në drejtimin e fushatës së PD në Elbasan? Përgjigjet Berisha: I dërguari i nderit do të jetë…

Shqipëria

Kush do e zëvendësojë Salianjin në drejtimin e fushatës së PD në Elbasan? Përgjigjet Berisha: I dërguari i nderit do të jetë…

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 14:11
Sali Berisha

Në konferencën për shtyp ku e cilësoi ‘akt lufte’ burgosjen e deputetit Ervin Salianji, Sali Berisha u pyet se kush do e zëvëndësojë drejtimin e fushatës në Elbasan.

Berisha u shpreh i bindur se Salianji do të vazhdojë të drejtojë fushatën e PD në Elbasan për zgjedhjet e 2025 , pasi tha se pafajësia e tij do të vërtetohet.

–Ervin Salianji ishte i deleguari juaj në qarkun e Elbasanit, tashmë që ndodhet në qeli dhe do të vuajë dënimin, a keni menduar emrin e radhës i cili do të drejtojë fushatën elektorale për zgjedhjet 2025?

Sali Berisha: I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Kam bindjen se ky akt, se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat