Krijimi i shtetit sovran të Urdhrit Bektashi, me qendër dhe territor në Tiranë, vijon të prodhojë diskutime të forta në publik.
Pastori Ylli Doçi, i ftuar në “Real Story”, tha se është ndjerë i shqetësuar për reagimet e Komitetit Mysliman Shqiptar. Ai theksoi se ky fakt, pra krijimi i shtetit sovran bektashi, duhet t’i gëzonte dhe jo ta ta hidhnin poshtë.
“Unë jam I befasuar nga reagimet e shqetësuar. Më befason ,sepse mendova se KMSH do jetë I lumtur, pasi një prej komuniteteve të afërta me të merr një status të respektueshëm. Nuk kishte befasi të madhe në propozimin e kryeministrit, sepse është veçantia kryesore e bektashizmit në Shqipëri, është që qendrën Botërore e ka në Shqipëri. Ky është thelbi i keqkuptimit dhe i befasisë për mua me reagime negative. Të gjithë komunitetet fetare në Shqipëri nuk janë shpikur nga shqiptarët”, tha ai.
Ai shtoi se Bektashinjtë, kanë një rol kryesor dhe të veçantë në Shqipëri, ndërsa shtoi se:
“Kjo fe botërore, e madhe e vogël s’ka rëndësi, ka qendrën botërore në Shqipëri dhe është për t’u gëzuar ne si shqiptarë. Unë jam i krishterë dhe nuk jam i interesuar për të formuar një shtet mysliman, s’kam interes personal dhe as si besimtar, por mua më duket e përshtatshme, për një besim që ka një rol ndërkombëtar dhe ka qendrën e vet këtu të evidentohet”,. tha ai.