Andoni: Rrugëtimi i Shqipërisë për në BE do të jetë shumë i vështirë

Shqipëria

Andoni: Rrugëtimi i Shqipërisë për në BE do të jetë shumë i vështirë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 18:36
Ben Andoni

Ben Andoni analistë nga Shqipëria, ka thënë se rrugëtimi i Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të jetë shumë i vështirë.

Ai këtë e ka thënë duke krahasuar rrugën e Malit të Zi dhe Serbisë që sipas tij, kanë hapur shumë kapituj por kanë përfunduar pak.

Andoni ka thënë se duhet të pritet më 15 tetor që zyrtarisht të hapet rruga për anëtarësim, e më pas do të caktohen kapitujt për Shqipërinë.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 tha reforma në drejtësi do të jetë “arma e fortë” e Shqipërisë drejt BE-së.

“Me reformën në drejtësi e ka si kalin e vet të betejës përpara BE-së dhe pastaj, por duhet të kalojmë 15 tetorin të zyrtarizohet dhe do të përcaktohen kapitujt që do të hapen për vendin tonë, sepse cdo vend ka specifikat e veta. Unë besoj që nga mënyra se si do të paraqiten burokratët shqiptarë, modalitetet që u kërkohen do të përcaktojë shumë rrugën tonë. Megjithatë nga ecuria që kemi parë rrugën e Malit të Zi dhe Serbisë, unë mendoj që ky rrugëtim është shumë i vështirë. Mali i Zi e Serbia kanë hapur shumë kapituj po kanë mbyllë nga 2 dhe tre”, tha ai.

Andoni tha se Shqipëria ka vuajtur shumë në rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së me Maqedoninë e Veriut.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar njëzëri për ta hapur kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë më 15 tetor.

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilën theksohet ato janë pajtuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat