Dënimi i Salianjit, Agron Shehaj: Mesazh i Ramës për këdo që guxon të denoncojë

Shqipëria

Dënimi i Salianjit, Agron Shehaj: Mesazh i Ramës për këdo që guxon të denoncojë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:36
Agron Shehaj dhe Ervin Salianji

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila la në fuqi ditën e sotme vendimin e Shkallës së Parë, për dënimin e deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj shkruan se dënimi i Salianjit është një mesazh direkt nga kryeministri Edi Rama ndaj kujtdo që guxon të denoncojë.

Shehaj tha se Salianji u dënua pasi denoncoi ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafën, i cili sipas tij mbronte në Shqipëri vëllain e vet të dënuar për trafik droge nga Italia.

Sipas Shehajt, kjo do të jetë edhe klima në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Reagimi i Shehajt:

Salianji denoncoi ministrin e Brendshëm që mbronte në Shqipëri vëllain e vet të dënuar dhe në kërkim për trafik droge nga Italia.

Ky është një fakt.

Kjo është arsyeja pse u dënua, të tjerat janë pretekste.

Dënimi i Salianjit është një mesazh direkt nga Edi Rama ndaj kujdo që guxon të denoncojë.

Kjo është klima në të cilën do zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Salianji që denoncoi skandalin shkon në burg, ministri që mbronte vëllain drejton komisionin parlamentar Anti-SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat