Aksident në aksin Fier-Levan/ Makina del nga rruga e përfundon në kanal, 1 i plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Levan/ Makina del nga rruga e përfundon në kanal, 1 i plagosur

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:09
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier -Levan në vendin e quajtur “Kthesa e liqenit”, ku një automjet tip “Volsvagen” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfumduar në kanal.

Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie dhe autoambulanca, që kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në spitalin rajonl të Fierit.

I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën .

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat