Arrestohet djali i pronarit të “Lajthizës”, dyshohet se plagosi me armë tre persona në lokalin e VIP-ave

Shqipëria

Arrestohet djali i pronarit të “Lajthizës”, dyshohet se plagosi me armë tre persona në lokalin e VIP-ave

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:51
Edison Elezaj, djali i biznesmenit, Hajri Eezaj

I riu Edison Elezaj, djali i biznesmenit, Hajri Eezaj, pronari i “Lajthizës” tashmë është arrestuar. Mediat në Shqipëri raportojnë se 32-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë lidhur me ngjarjen të ndodhur në korrik të këtij viti, ku dyshohet se plagosi me armë zjarri tre persona.

Prej korrikut djali i biznesmenit ndodhej në arrati dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure është bërë i mundur arrestimi i tij.

Natën kritike, Policia kishte bërë me dije se rasti kishte ndodhur aksidentalisht, ndërsa Elezaj pas ngjarjes ishte larguar menjëherë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:30 më 23 korrik 2024 në ambientet e restorantit “Savoy Garden” në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat