Këlliçi në Michigan: SPAK i njëanshëm! Ulin kokën si struci përballë fakteve flagrante

Shqipëria

Këlliçi në Michigan: SPAK i njëanshëm! Ulin kokën si struci përballë fakteve flagrante

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:25
Pamje nga takimi

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj SPAK ku është shprehur se është i njëanshëm dhe e ka mendjen të godasë vetëm opozitën.

Këlliçi, gjatë një interviste për ACTV në Michigan, tha se lideri i opozitës po mbahet në arrest shtëpie pa prova dhe fakte.

Ai shton më tej se SPAK ka goditur zyrtarë të nivelit të tretë dhe ulin kokën si struci përballë fakteve flagrante.

“Organet e reja të drejtësisë e kanë mendjen të godasin opozitës. Sot që flasim kreu i PD Sali Berisha vijon të mbahet në arrest shtëpie pa prova pa fakte dhe akuza. Sot që flasim nuk ka dokument me firmë të Berishës që ta implikonin atë për atë që ka kryer.

Rama ka ndryshuar destinacionin dhe goditjen ligjore e merr Berisha. Unë e shoh që SPAK ka qenë i njëanshëm. Ka goditur zyrtarë të nivelit të tretë. Ulin kokën si struci përballë fakteve flagrante”, tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat