Berisha bën fakt të kryer futjen e Metës në listën e sigurt të PD: Nuk është shpërblim, janë forcë e tretë në vend

Shqipëria

Berisha bën fakt të kryer futjen e Metës në listën e sigurt të PD: Nuk është shpërblim, janë forcë e tretë në vend

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 13:22
Sali Berisha

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar takime me Ilir Metën, me këtë të fundit që është shprehur se edhe pas negociatave, do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me logon dhe flamurin e partisë së tij.

I pyetur për një koalicion të mundshëm me PL-në, Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë projekt të dorëzuar, por vetëm diskutime të përqendruara te protestat dhe krijimi i një qeverie teknike.

“Janë diskutime. Nuk ka një projekt të dorëzuar. Por diskutimet tona në këtë fazë janë të përqendruara në protestat e përgjithshme dhe krijimi i një qeverie teknike”, u shpreh Berisha.

Sa i përket një shpërblimi të mundshëm për Metën nëse fitohen zgjedhjet, ai shtoi: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim. Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe e vendit. Se cili do të jetë koalicioni, jo shpërblim, por me interes të përbashkët bilateral, do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat