“2 kryebashkiakë nën hetim nga SPAK vijojnë detyrën”/ Gazetari zbulon emrat

Shqipëria

“2 kryebashkiakë nën hetim nga SPAK vijojnë detyrën”/ Gazetari zbulon emrat

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 22:47
Gazetari Julian Hoxha

Gazetari Julian Hoxha e cilësoi një dritë jeshile hetimin e SPAK për ish-punonjës të Kadastrës të përsfhirë në shitblerjen e votës në këmbim të legalizimeve.

Në emisionin Review në Euronews Albania ai theksoi se vendi ynë ka eksperienca negative lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore, ndërsa kujtoi faktin se dy kryebashkiakë, ai i Rrogozhinës dhe Roskovecit vijojnë detyrën, edhe pse janë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

“Kemi eksperienca negative deri më tani lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore, kemi dy kryebashkiakë që vijojnë detyrën ndonëse janë nën hetim nga SPAK, zyrtarisht njëri nën hetim tjetri për gjykim, Rrogozhina dhe Roskoveci. Por kjo dosje është shumë rëndësishme se çështja e pronës është nga më të ndjeshmet në historinë e tranzicionit shqiptar, janë 8 mijë viktima për shkak të konflikteve për pronën.

Kemi mijëra qytetarë që zvarriten në gjykata për shkak të mbivendosjeve dhe kur shteti vjen dhe me shkop magjik të sjell certifikatën, të gjithë dorëzohen dhe thonë urdhëro votë më jep certifikatën, ndaj ky hetim ka rëndësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat