Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, plagoset një minator, niset me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, plagoset një minator, niset me helikopter drejt Tiranës

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 11:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, e si pasojë ka mbetur i plagosur një minator.

Top Channel mëson se ai ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë private të minierës.

Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitaline Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

I aksidentuar është  identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë.

Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës, ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë misur hetimet rreth kësaj ngjarje të rendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat