Skandali te Onkologjiku/ Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ dorëzon në SPAK kallëzim penal

Shqipëria

Skandali te Onkologjiku/ Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ dorëzon në SPAK kallëzim penal

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ pritet të dorëzojë këtë të premte në SPAK kallëzim penal për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT në 10 vitet e fundit për mosmarrjen e masave për plotësimin e nevojave me ilaçe dhe pajisje mjekësore të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e shëndetit dhe humbjen e jetës së qindra qytetarëve.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën më 25 qershor 2024, pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT.

Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Gjithashtu radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat