Klodiana Lala zbulon përmasat e skandalit në Shëndetësi: Mjekët janë ekzekutorët, por jo përgjegjësit e vetëm!

Shqipëria

Klodiana Lala zbulon përmasat e skandalit në Shëndetësi: Mjekët janë ekzekutorët, por jo përgjegjësit e vetëm!

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 00:19
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në një emision televiziv se mjekët nuk janë përgjegjësit e vetëm të situatës së rëndë në shëndetësinë shqiptare. Ajo tha se ata janë ekzekutorët, por përgjëegjësit janë që nga ministrja e Shëndetësisë që duhet të kishtë dhënë dorëheqjen pas skandalit që ka plasur te spitali Onkologjik, duke renditur më pas disa nga plagët e rënda të sistemit shëndetësor.

“Mjekët në rastin konkretë janë në rolin e ekzekutorit, prandaj janë më të atakuarit në opinion publik, që kanë provuar kalvarin e këtij sistemi. Por kur merr piramidën, mjekët janë të tretët apo të katërtit. Sipas meje mjekët janë të tretët dhe janë ekzekutorët, se janë njerëz që nuk kanë dhënë dozën dhe kanë çuar në humbjen e jetës së pacientëve.

Nga ana tjetër kemi disa financues. Ne nuk kemi asnjë titullar politik në QSUT që ka dhënë dorëheqjen, sepse ka edhe raporte më të rënda. Një grua vajti në Ministrinë e Drejtësisë në grahmat e fundit dhe tha hetoni mjekët se po më japin gjysëm doze. Për pajisjen e kobaltit e kanë ditur të gjithë se po sëmuren dhe ministrja duhet të dalë dhe të thotë më falni dhe të ikë nga detyra. Ka patur një hetim nga Prokuroria e Posaçme për shitjen e ilaçeve të paautorizuara dhe kontrabandë dhe nuk ka ende asnjë përgjegjës. Kanë hyrë medikamente kontrabandë në Shqipëri, përfshirë edhe ato që mund të shkaktojnë vdekjen dhe nuk ka asnjë përgjegjës nga doganat.

Ka tendera që në gjenezën e vet fillojnë me 30 për qind ryshfet dhe kur shkon kaq për ryshfet do të hiqet një pjesë e terapisë. Ka dhjetra farmaci që në banakun e tyre mbajnë ilaç që sipas ligjit nuk mund t’i kenë. Mjekët janë ekzekutorët, por nuk janë përgjegjësit e vetëm. Kjo që po ndodh është shumë minore dhe nuk ndodh vetëm te Onkologjia, por të gjithë sistemin shëndetësor. Nis që te sistemi i referimit nga mjeku i familjes te QSUT-ja. Ministrja e dinte nga një eksperte gjermane që Onkologjiku dhe mjedisi përreth ishte i kontaminuar nga rrezatimi dhe nuk ka reaguar. Ndalja vetëm te mjekët, te kjo bërthama kriminale nuk është i gjithë problemi”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat