Mjeku për skandalin te Onkologjiku: Ja çfarë bëjnë deputetët në Angli në këto raste

Shqipëria

Mjeku për skandalin te Onkologjiku: Ja çfarë bëjnë deputetët në Angli në këto raste

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:15
Mjeku Adrian Fandi

Mjeku Adrian Fandi, i cili profesionin e tij e ushtron në Angli, tha se deputetët atje në rast të një skandali në një spital, shkojnë atje dhe kërkojnë llogari.

Komentet Fandi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku u diskutua mbi skandalin e ndodhur në Spitalin Onkologjik në Tiranë.

Ai tha se kjo nuk ndodh në Shqipëri për shkak të sistemit, pasi sipas tij, në Angli deputeti është i lidhur direkt me zonën ku është zgjedhur, ndërsa në vendin tonë jo.

“Deputeti i zonës në Angli, në rast të një skandali në një spital, është i pari që ngrihet dhe shkon te spitali dhe i kërkon shpjegime pse në zonën ku jam unë deputet, sepse ai përfaqëson gjithë qytetarët, kjo gjë nuk shkon. Sepse është deputeti i asaj zone. Në Shqipëri nuk kemi deputetë të zonës, por kemi lista. Ne ekzistojmë në një vend…”, tha Fandi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat