E rrahën me grushte dhe i dëmtuan makinën, e pësojnë dy të rinjtë në Korçë

Shqipëria

E rrahën me grushte dhe i dëmtuan makinën, e pësojnë dy të rinjtë në Korçë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

A.D., 25 vjeç, banues në Korçë dhe D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq janë proceduar në gjendje të lirë nga Prokuroria në Korçë.

Sipas informacioneve nga Komisariati i Korçës, 2 të rinjtë dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte 27-vjeçarin të cilit më tej i kanë dëmtuar me sende të forta dhe makinën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Korçë dhe D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një 27-vjeçar, të cilit i kanë dëmtuar me sende të forta dhe automjetin që ka në përdorim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat