I gjenden armë dhe municione në banesë, arrestohet 56-vjeçari

Shqipëria

I gjenden armë dhe municione në banesë, arrestohet 56-vjeçari

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 10:14
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua poseduesi i armës së zjarrit dhe lëndëve plasëse, shtetasi B. Ç., 56 vjeç.

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi armë dhe municione luftarake.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Next’ u vu në pranga shtetasi B. Ç., nga fshati Qerret, njësia administrative Labinot Mal si dhe u procedua penalisht për dhunë në familje djali i tij 29 vjeç.

“Menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetaseje se ajo ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, 29 vjeç, me të cilin ishin në proces divorci, Komisariati i Policisë Elbasan, bazuar në inteligjencës policore se babai i 29-vjeçarit posedonte në banesë  armë zjarri dhe lëndë plasëse, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Next”. Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të tij, shtetasit B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua poseduesi i armës së zjarrit dhe lëndëve plasëse, shtetasi B. Ç., 56 vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 29 vjeç, djali i shtetasit B. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën janë në proces divorci”, bëri me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat