‘Çmendet’ moti në Lezhë/ Përmbyten disa rrugë nga reshjet e dendura

Shqipëria

‘Çmendet’ moti në Lezhë/ Përmbyten disa rrugë nga reshjet e dendura

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 08:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.

Ato kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Vërshimi i ujërave ka përmbytur disa rrugë dhe bllokun e banimit ‘11 janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat