Makina përfshihet nga flakët në aksin Qafë Thanë-Pogradec

Shqipëria

Makina përfshihet nga flakët në aksin Qafë Thanë-Pogradec

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat