Reagon SPAK: Nuk ka pasur asnjë aksion, vijojnë një sërë hetimesh, spekulimet dëmtojnë punën tonë

Shqipëria

Reagon SPAK: Nuk ka pasur asnjë aksion, vijojnë një sërë hetimesh, spekulimet dëmtojnë punën tonë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme në një sërë mediash u spekulua se Gjykata me kërkesë të SPAK-ut ka dhënë disa masa sigurie.

Pas këtyre raportimit, të shumtë ishin edhe statuset në rrjetet sociale që flisnin për një aksion të SPAK-ut në shkallë të gjerë.

Mëngjesin e sotëm SPAK ka reaguar me një njoftim për shtyp ku bën thirrje të ndalen spekulimet dhe konfirmon se nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës.

Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:

SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.

Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni”, thuhet në reagimin e SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat