Komisioni për Dizinformimin nis punë pa opozitën, Çuçi: S’duhet parë si pjesë e luftës partiake e as është kundër lirisë së medias

Shqipëria

Komisioni për Dizinformimin nis punë pa opozitën, Çuçi: S’duhet parë si pjesë e luftës partiake e as është kundër lirisë së medias

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 09:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Dizinformimin, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, theksoi se ngritja e këtij komisioni s’ka të bëjë me luftën partiake.

Vërtet është nga ato komisionet qe nuk duhet pare si pjese e luftës partiake mes mazhorances dhe opozitës. Me vjen keq qe koleget e opozitës ende sot nuk kane shprehur gatishmërinë për te ardhur. Dizinformimi është një fenomen historik prej Egjiptit të lashte dhe deri me sot, madje deri ne atë pike sa kane deformuar fakte historike. Ajo qe na ul sot ne këtë komision është shqetësimi qe ka bota perëndimore demokratike se ky fenomen mund te cenoje vlerat tona demokratike”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është një shqetësim qe lidhet me se shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t’i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.

“Besoj se ky komision është gjeja me e domosdoshme qe parlamenti shqiptar duhet te beje një ore e me pare. S’duhet të këtë asnjë paranoje qe ky komision do te ngrenë mazhorancën kundër lirisë se medias. Ne jemi këtu për te pare se si Shqipëria do ti’ përgjigjet këtij shqetësimi. A kemi rregullat e duhura që ndalojnë dizinformimin dhe sigurisht për te pare ambientin qe mund te tentojnë te deportojnë vende jo mike të Shqipërisë, te cilët e kane rritur vëmendjen ndaj Shqipërisë për qëndrimet tona pro perëndimore”, deklaroi Çuçi duke iu bere thirrje kolegeve të opozitës te marrin pjese dhe te konsiderojnë rëndësinë e këtij komisioni. Siç tha ai, kjo është me e rëndësishme sepse për te siguruar një vend ne listën e kandidateve për deputete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat