Çështja Beleri, Apeli i GJKKO vendos sot për ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Shqipëria

Çështja Beleri, Apeli i GJKKO vendos sot për ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 11:36
Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin evropian kërkon pafajësi.

Nga ana tjetër SPAK kërkon të mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat