Gjendet i vdekur një person brenda banesës së tij në Delvinë

Shqipëria

Gjendet i vdekur një person brenda banesës së tij në Delvinë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 09:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në katin e dytë të një pallati në qendër të qytetit të Delvinës, sipas banorëve të këtij pallati, një person ishte bllokuar brenda në banesë.

Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit.

Pas prerjes së zgavrës së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kishte ndërruar jetë.

Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 75 – vjeçari ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat