Shpërthim i fuqishëm në një anije në portin e Sarandës, një i plagosur

Shqipëria

Shpërthim i fuqishëm në një anije në portin e Sarandës, një i plagosur

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në portin e Sarandës.

Dyshohet se në një anije ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një gomone të vogël në radë, 100 metra nga Porti.

Në gomone kanë qenë dy persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar nga ambulance për në spital.

Policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosuyrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat