60-vjeçari goditet me sende të forta nga fqinji i tij në Korçë

Shqipëria

60-vjeçari goditet me sende të forta nga fqinji i tij në Korçë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar nga Korça ka mbetur i plagosur pasi është goditur me mjet të fortë.

Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen 15 të qytetit.

60-vjeçari, sipas policisë është sulmuar befasisht me mjet të fortë në krah, teksa po rrinte në lulishte, nga një fqinj i tij.

I dëmtuari u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin e plagosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat