Në hetim pasuror/ Saimir Tahiri, dy orë e gjysmë para prokurorëve të posaçëm, për çfarë dëshmoi ish-ministri

Shqipëria

Në hetim pasuror/ Saimir Tahiri, dy orë e gjysmë para prokurorëve të posaçëm, për çfarë dëshmoi ish-ministri

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 16:10
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit në SPAK, ku qëndroi gati dy orë e gjysmë para prokurorëve të posaçëm

“Nuk kam asgjë për të thënë”, ishte fjalia e prerë para gazetarëve, që e pyetën se përse ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Tahiri u shoqërua edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia, por nuk dihet ende se përse u paraqit sot në SPAK.

Më 2 qershor të vitit 2023 Tahiri la burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për ta liruar.

Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit, Habilajt kultivuan kanabis sativa.

Por, për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri futi në lojë të gjitha kartat. Në dhjetor të vitit 2022 SPAK-u, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.

Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.

Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.

Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua pasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër. SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat