Divorc i vërtetë apo fals? Gazetari zbulon çfarë ka ndodhur mes Metës dhe Kryemadhit

Shqipëria

Divorc i vërtetë apo fals? Gazetari zbulon çfarë ka ndodhur mes Metës dhe Kryemadhit

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 12:48
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se divorci mes kreut të PL-së, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, është real.

Lita tha se nga llogaritë e LSI janë tërhequr para për shpenzime familjare të Monika Kryemadhit.

Sipas Litës, duke u nisur nga kjo gjë, SPAK ka nisur verifikimin e pasurisë për Metën e Kryemadhin, pasi sipas tij, ata rezultojnë me vila e pallate, që e kanë të pamundur t’i justifikojnë me pagën e tyre.

“Nga llogaritë e LSI janë tërhequr para për të paguar shpenzime vetiake. Një nga zyrtaret e LSI të marra në pyetje është financierja Elena.G, e cila ka dëshmuar se në 2008 ka tërhequr para nga llogaritë e partisë dhe i ka transferuar për shpenzime familjare të Kryemadhit. Pra llogaritë e partisë janë përdorur për shpenzime vetiake dhe këto nuk janë deklaruar në KQZ, në dokumentin e shpenzimeve dhe këtu ka një shkelje ligjore apo vepër penale.

Ajo ka treguar edhe për veprime të tjera dhe këtu kanë lindur të gjitha konfliktet e vogla që janë bërë të mëdha. Divorci është real, por motivacionet nuk janë ato që thotë Meta, nuk janë ato të mandateve. Këtu bëhet fjalë për një fakt, që ai thotë se ‘unë kam firmosur letra, dukumenta, formularë, etj të përgatitura nga Kryemadhi dhe unë nuk i kam verifikuar.

Bëhet fjalë për gjëra shumë të vogla, por nëse ti i shikon nga pikëpamja penale, ato janë shkelje që ndiqen nga kodi penal. SPAK ka tërhequr këtë fijen e shpenzimeve për të shkuar te verifikimi i pasurisë, pasi ata rezultojnë me pallate, me vila, pasi ne e dimë që këta janë figura publike dhe me rrogën e tyre nuk kanë shanse që t’i kenë këto pasuri kaq të mëdha. Kanë marrë para nga buxheti i shtetit për veprimtari politike, por këto para janë përdorur për operacione plastike e shpenzime familjare”, tha Lita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat