GJKKO vendos masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit për Besim Çepelen

Shqipëria

GJKKO vendos masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit për Besim Çepelen

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 21.06.2024 NR. 64 AKTI, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Marrjen në pyetje dhe vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 234 dhe 233 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Besim Çepele me vendimin Nr.55, date 13.06.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata bazuar nenet 112 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 64, datë 24.06.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 234 dhe 233 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Besim Çepele me vendimin Nr.55, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Urdhërohet personi nën hetim Besim Çepele, që të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në dy javë, ditën e premte në orën 15.30.

3. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

4. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikues të vlefshme për daljen jashtë shteti, për personin nën hetim Besim Çepele.

5. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë më datë 24.06.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat