Reshjet e shiut dhe breshrit në Ersekë shkaktojnë dëme të mëdha në kulturat bujqësore, dhjetëra ha me pemë frutore dhe perime të shkatërruara

Shqipëria

Reshjet e shiut dhe breshrit në Ersekë shkaktojnë dëme të mëdha në kulturat bujqësore, dhjetëra ha me pemë frutore dhe perime të shkatërruara

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut dhe breshrit një ditë më parë në Ersekë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore të kësaj zone.

Nga grupet e punës që zbritën në terren mëngjesin e sotëm, evidentohen dëme të shumta në drufrutorë, perime, etj.

Kontrollet janë ushtruar ne zonën e Ersekës në qytet, Rehove, Starje, Psar, Bejkove, Tac.

Në bashkëpunim dhe me kryetaret e fshatrave dëmet janë si më poshtë:-

1.perime sipërfaqe 10 ha demi 80-100% (domate,speca,sallata, etj)

2.kumbulla,2000 rrënjë demi 80-90% dhe ato që kanë ngelur janë me goditje të rëndë

3.Molle ne 2000 rrënjë 89-90% dëmtime dhe ne frutat e ngelura

4.-Elb sipërfaqe; 20 ha 100%; 30 ha 40% dhe 50 ha dëmi deri 20%.

5.-Tersherene sipërfaqe 50 ha demi 20%

6.-Grure sipërfaqe 100 ha; 20 ha 40-50%; 30 ha demi 30% dhe 50 ha demi 20%.

7.-Rush pjergulla në oborre  mbi 80% te rrezuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat