Matura Shtetërore/ Rreth 28 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit Lënda me zgjedhje

Shqipëria

Matura Shtetërore/ Rreth 28 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit Lënda me zgjedhje

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Këtë të hënë, rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin, do t’i nënshtrohen testit provimit Lënda me zgjedhje.

Ata do të paraqiten në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, për t’iu nënshtruar kontrolleve para nisjes së provimit.

Provimi nis në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve për provimin me zgjedhje.

“Jepni më të mirët tuaj! Shumë sukses”, shprehet Manastirliu.

Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia dhe Matematika.

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike ku këtë testim e kryen në total 26 616 maturantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat