Në ditën e vendimit, Safet Gjicit i ndodh e papritura, Prokuroria bën kërkesën urgjente

Shqipëria

Në ditën e vendimit, Safet Gjicit i ndodh e papritura, Prokuroria bën kërkesën urgjente

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:53
Safet Gjici

Këtë të hënë Gjykata e apelit të posaçëm do të shpallë vendimin për ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin.

Senaca e cila do të mbahet në orën 14:00 nuk do të jetë i pranishëm ish kryetari për shkak se ai ndodhet në një spital privat në Tiranë.

Ende nuk dihet se çfare komplikacionesh ka pasur por sipas burimeve shtrimi i tij besohet të jetë bërë këto ditët e fundit.

Prokuroria nuk heq dorë nga dënimi i tij më 4.6 vite burg për korrupsion pasiv ku këtë gje e ka kërkuar edhe në apel.

Ndërkohë shkalla e parë e ka dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.

Ndërsa bashkë e pandehura tjetër në proces Alma Kaçi u dënua 1 vit burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat