“Më jep 50 mijë lekë…”/ Arrestimi i oficerit të krimeve për rryshfet, dyshohet se janë përfshirë edhe punonjës të tjerë

Shqipëria

“Më jep 50 mijë lekë…”/ Arrestimi i oficerit të krimeve për rryshfet, dyshohet se janë përfshirë edhe punonjës të tjerë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 23:59
Ilustrim

Efektivi Kastriot Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, u vu në pranga nën akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Efektivi është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij.

Qytetari ishte kallëzuar nga një grua për kanosje dhe efektivi Palushi i kishte kërkuar para qytetarit që të shmangte hetimet dhe përgjegjësitë penale./abcneës.al

Gazetari Ervin Leka raporton se hetimet po vijojnë pasi ka dyshime se të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe punonjës të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat