Detaje të bujshme: Meta u llahtaris kur pa mesazhet e Monikës në dosjen e Sotir Kllapit, ja çfarë fshihet pas divorcit

Shqipëria

Detaje të bujshme: Meta u llahtaris kur pa mesazhet e Monikës në dosjen e Sotir Kllapit, ja çfarë fshihet pas divorcit

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 17:46
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Ndarja e bujshme e Ilir Metës nga Monika Kryemadhi mund të mos jetë vetëm një marifet për t’i shpëtuar aq sa është mundur lakut të SPAK-ut.

Prapaskena mëson se Ilir Meta është tronditur dhe shokuar kur ka shfletuar dosjen e kopsitur nga prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, në të cilën reflektoheshin bisedat e zbërthyera dhe të rikuperuara në disa telefona të Monika Kryemadhit, të sekuestruara nga BKH-ja në banesën e nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Nga rikuperimi i mesazheve në telefonat e sekuesteuar është zbuluar jo vetëm një skemë korrupsioni e aplikuar nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta për vite me radhë, por edhe aktivitete të tjera, pastrim parash, udhëtime luksi nëpër evropë, shpenzime për shërbime estetike etj., veprimtari për të cilat Meta ishte në dijeni.

Ajo që ka befasuar Ilir Metën janë disa komunikime të Monika Kryemadhit në dosjen e Sotit Kllapit, të cilat shkojnë përtej skemave të korupsionit, pastrimit të parave, lëvizjes së parave me çanta dhe një liste me ish ministra dhe drejtorë të LSI-së, të cilët duhet të dorëzonin përqindjen për çdo aferë korruptive dhe si ndëshkoheshin ata që nuk tregoheshin ‘korrektë’, që bënin ndonjë ‘gol’, siç ishte rasti i ish drejtorëve B. P., Y. S., etj.

Komunikimet që kanë tronditur Metën kanë të bëjnë kryesisht me aktivitetin e Monika Kryemadhit gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Meta ashpërsoi gjuhën pasi u njoh me dosjen, teksa foli për laraska që shiteshin për 5 lekë, pabesi dhe dorëzim në SPAK.

Zbulimi i këtye komunikimeve besohet se ka krisur përfundimisht raportin mes Metës dhe Kryemadhit, e cila po lobon dhe lëviz çdo gurë që komunikimet të mos reflektohen në dosjen që SPAK do të çojë në gjykatë për masat e sigurisë.

Që kur SPAK thelloi hetimet për korrupsionin dhe pastrimin e parave, me asistencën dhe direktivat e një skuadre amerikane, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndoqën një strategji, me shpresë për të çoroditur SPAK dhe për të shpëtuar njëri nga burgu.

Meta i dha fillimisht një mesazh kërcënues Arben Krajës, duke e qujtur spurdhjak partie, ndërsa në vijim, pas një pauze të gjatë, e fokusoi sulmin tek Altin Dumani. Meta u distancua nga Monika Kryemadhi, duke paraqitur si një të pabesë që kishte ‘ngrënë dardha’ nga pas, edhe pse e vërteta është se çifti ka vepruar dhe funksionuar si një unitet korrupsioni.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi u distancua nga sulmet e Metës ndaj SPAK, ndërsa akuzoi ish bashkëshortin e saj se po bënte show që i shërbente Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Një muaj më parë, Meta artikuloi një tjetër mesazh, teksa tha se “Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve turpëron edhe fjalën baxhellë. SPAK është institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndaloj Ramën, Veliaj mban në presion dhe shantazh liderët e opozitës”.

Ndërkohë që mbrëmë Meta tha se “SPAK është një organizatë e neveritshme, dhe Ilir Meta nuk tërhiqet. SPAK ka qëllim të marrë peng sistemin politik në vend, dhe të marrë peng njerëz të dobët dhe laraska që shiten për pesë lekë. Do t’i godas pa mëshirë, si një organizatë kriminale, terroriste“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat