Sarandë/ Trafikoi në Shqipëri një “Toyota” të vjedhur në Belgjikë, procedohet 49-vjeçari

Shqipëria

Sarandë/ Trafikoi në Shqipëri një “Toyota” të vjedhur në Belgjikë, procedohet 49-vjeçari

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Policia Kufitare në Qafë Botë ka proceduar penalisht një 49-vjeçar, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një mjet tip Toyota, që rezulton i vjedhur në Belgjikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.

“Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT në pikën kufitare Qafë-Botë, referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Sarandë.

Pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Toyota” që rezulton i vjedhur në Belgjikë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat