Dy persona të lënduar në një aksident në Korçë

Shqipëria

Dy persona të lënduar në një aksident në Korçë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Korçë-Bilisht, ku ngasësi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit.

Policia ka njoftuar se për pasojë vetura ka dalë nga rruga, ku ngasësi e pasagjeri janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat