Shpërndanë ujë për turistët, Rama: Mirënjohje Policisë Rrugore në Tiranë

Shqipëria

Shpërndanë ujë për turistët, Rama: Mirënjohje Policisë Rrugore në Tiranë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 14:21
Policia rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës, që në këto ditë të nxehta vere, veç punës për mbarëvajtjen e sigurisë rrugore, po u shpërndajnë turistëve edhe shishe me ujë të ftohtë.

“Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor të Tiranës për kujdesin e treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve pranë Aeroportit “Nënë Tereza””, shkruan Rama.

Një veprim i ngjashëm është bërë nga efektivët e policisë edhe në zona të tjera turistike, ku numri i vizitorëve është tejet i lartë. 

Kështu, Punonjësit e Policisë së Krujës shpërndanë shishe me ujë për qytetarët dhe turistët, duke qenë se temperaturat shënuan deri në 41 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat