Besart Xhaferri: Rama kërkon të jetë kryeministër dhe kryebashkiak i Shqipërisë

Shqipëria

Besart Xhaferri: Rama kërkon të jetë kryeministër dhe kryebashkiak i Shqipërisë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 14:03
Besart Xhaferri

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, shprehet se pastrimi i parave në kulla dhe resorte turistike janë në fazën fillestare, pasi së shpejti do mbijnë në gjithë Shqipërinë.

Më tej, Xhaferri deklaron se Sulltani i Surrelit, kërkon të jetë njëherësh edhe Kryeministër edhe Kryebashkiak i Shqipërisë, duke e trajtuar këtë vend si çifligun e tij.

Postimi i plotë:

Kullat dhe resortet turistike që kanë në themel paratë e krimit janë vetëm në fazën fillestare, pasi veç Tiranës do mbijnë në gjithë Shqipërinë.

Këtë e konfirmoi vetë Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për emisionin REPORT në RAI-3, teksa në kuadër të kësaj babëzie të pa fre ka vendosur t’u heqë kompetencat kryetarëve të bashkive sa i përket lejeve për objekte mbi 5000 metra katrorë.

Për çdo objekt mbi këtë volum lejen e ndërtimit do ta japë vetë, Sulltani i Surrelit, i cili kërkon të jetë njëherësh edhe Kryeministër edhe Kryebashkiak i Shqipërisë, duke e trajtuar këtë vend si çifligun e tij.

Reforma territoriale i largoi shërbimet nga qytetarët, vrau zonat rurale dhe shpopulloi Shqipërinë, teksa Rama kërkon që në një të ardhme t’i shkrijë të gjitha Bashkitë e vendit.

Ky njeri duhet ndalur, pasi në të kundërt do të ndalet e ardhmja e këtij vendi që është peng i sektit më të rrezikshëm dhe antikombëtar që kjo tokë ka njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat