Kush është super-mashtruesi që po zhvat biznesmenët? Faik Basha: Ja ku ndodhet

Shqipëria

Kush është super-mashtruesi që po zhvat biznesmenët? Faik Basha: Ja ku ndodhet

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 13:51
Faik Basha.

Ish-drejtuesi i policisë Faik Basha ishte këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania ku tha se mashtruesi kompjuterik i cili po zhvat biznesmenët, është një njeri i zakonshëm i cili nuk ka njohuri profesionale për sistemet, por ka pasur njohuri të mënyrës se si funksionon ky mashtrim që me anë të imitimit të numrave të telefonit ka arritur të marrë para nga biznesmenë të ndryshëm.

“Është njeri i zakonshëm i cili ka informacione të shumta në këtë drejtim. Ai nuk është as inxhinier IT dhe as një njeri që ka njohuri profesionale mbi këto sisteme. Ai ka patur njohuri të këtij lloj mashtrimi të mëparshëm, pasi e njëjta metodë ka ekzistuar nga viti 2008. Në atë kohë kanë rënë pre disa biznesmenë, sepse në atë kohë ishte shumë e vështirë ta kuptoje. Njerëzit nuk kishin njohuri të mjaftueshme mbi këto mashtrime dhe kanë rënë pre”,-tha Faik Basha.

Florian Gjergji është personi i kërkuar nga policia për shkak të skemave të njëpasnjëshme të mashtrimit, ku pre e këtyre skema kanë rënë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.

Faik Basha tha se mendohet se ai ndodhet në Gjermani, por ende nuk është bërë i mundur lokalizimi i tij.

“Ai mendohet se është në gjermani dhe nga atje ka bërë mashtrimet. Është e vështirë që të lokalizohet, pasi ai nuk ka ndonjë kompani. Sigurisht që gjurmë ka lënë, sepse është me pajisje të regjistruar dhe ndaj policia ka rëndë edhe në gjurmë duke thënë se ai është organizatori”,-tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat