“I shokuar”- Ilir Meta: Një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë!

Shqipëria

“I shokuar”- Ilir Meta: Një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë!

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:28
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur tek varrezat e Kurveleshit, por është shprehur i shokuar për braktisjen totale të tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thotë se “një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë”.

Një thirrje, Ilir Meta e kishte edhe për kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi: “Shpresoj që Tërmeti si pasardhës i një familjeje me peshë në Luftën Antifashiste të mos e ketë parë këtë realitet dhe të reagojë menjëherë si Kryetar Bashkie”.

Postimi i Ilir Metës

Rrugës drejt Këndrevicës nuk mund të mos ndaloja te varrezat e Kurveleshit, një prej krahinave më heroike në luftrat kundër pushtuesve e sidomos në atë kundër nazifashistëve.

I shokuar për braktisjen e tyre totale dhe jo të rastësishme.

Këtu ku bari dhe gjembat mbulojnë varret dhe emrat e bijve dhe bijave të paharrueshme që dhanë jetën anembanë Shqipërisë.

Këtu ku kalojnë sot edhe shumë turistë të huaj të cilët edhe vetëm për kuriozitet mund të ndalojnë për të bërë një foto apo pyetur se ç’është ky monument.

Një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë.

Shpresoj që Tërmeti si pasardhës i një familjeje me peshë në Luftën Antifashiste të mos e ketë parë këtë realitet dhe të reagojë menjëherë si Kryetar Bashkie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat