Parlamenti i rikthehet punës, Seanca e parë parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Parlamenti i rikthehet punës, Seanca e parë parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:57
Seance parlamentare e së hënës do të jetë e para që do të mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Parlamenti do t’i rikthehet punës pas pauzës që erdhi për shkak të kampionatit evropian, në një javë vendimtare për reformën Zgjedhore dhe në mes të disa debateve politike.

1 korriku është afati që socialistët dhe demokratët kanë për të depozituar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e kodit elektoral, por palët në grupin e dialogut janë shfaqur të largët në qëndrimet publike.

Pritet për tu parë nësë ditët në vijim do të sjellin supriza.

Kuvendi ndërkohë do të mblidhet në seancë plenare të hënën pas 11 ditësh pushim, që përkon me ditën kur kombëtarja kuq e zi do të zbresë në fushë përballë Spanjës për të tentuar të bëjë historinë duke kaluar fazën e grupeve.

Në rendin e ditës nuk do të ketë diskutime për projektligje apo vendime që kërkojnë forcën e kartonit, por vetëm diskutime të deputetëve për problematikat në zonat e tyre.

Por debatet duken të jenë të pashmangshme për shkak të disa zhvillimeve të rëndësishme të ditëve të fundit.

Pas vendimit të Apelit për Vulën e PD, demokratët po bashkohen rreth Berishës, ndërsa Basha po humb mbështetës në Sallë.

Që para vendimit të Gjykatës, ata kanë kërkuar përfshirjen e Berishës si pjesë e grupit parlamentar të PD.

Seance parlamentare e së hënës do të jetë e para që do të mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e pjesshëm të rregullores së re të kuvendit ç’ka po ashtu pritet të jetë argument.

Zhvillimet politike të hënën pritet të vijojnë përgjatë gjithë ditës, pasi edhe Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e grupimit të tij, për të diskutuar hapat e radhës që do të ndjekin pas vendimit të apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat