Jepini Estelës një mundësi/ 11-vjeçarja me epilepsi, familja në pamundësi ekonomike

Shqipëria

Jepini Estelës një mundësi/ 11-vjeçarja me epilepsi, familja në pamundësi ekonomike

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:39
Estela Kokoshi

‘’Nuk dua ta kem më këtë sëmundje. Dua të shërohem’’.

Është kjo dëshira më e madhe e 11-vjeçares Estela Kokoshi.

Me lot në sy ajo kërkon vetëm të shërohet pasi sëmundja e epilepsisë jo vetëm që po ia vështirëson mënyrën e të jetuarit, por ndjehet e diferencuar nga shokët e shoqet.

‘’Jam e sëmurë edhe kur shkoj në shkollë të gjithë më rrinë larg sepse jam me sëmundje.

Dua të shërohem’’.

Sëmundja ju shfaq kur ajo ishte vetëm 4-vjeç e gjysëm e që atëherë jeton më të.

Nëna e saj tregon se dëshiron ta kurojë në Greqi pasi atje ka gjetur një mjek.

’Krizat vazhdojnë edhe shtohen.

Do doja që ta çoja diku jashtë sepse edhe vajza nuk po duron më kur e kapin dhimbjet.

Këtu kam 7 vjet që vetëm i ndrroj ilaçet vajzës’’.

Pamundësitë ekonomike nuk ja lejojnë.

'’Thirrja ime i drejtohet të gjithë njerëzve kush ka mundësi të më ndihmojë sepse dua ta çoj në Greqi për vizita.

Doktorët i kemi gjetur, thjesht vetëm më duhet ndihma e shqiptarëve që ta çoj atje’’.

Ajo kërkon ndihmën e të gjithëve jo për vete po për 11-vjeçaren e cila njësoj si e ema kërkon ndihmë.

’’Shqiptarët që të më ndihmojnë që të shërohem nga kjo sëmundje e keqe’’.

Familja jeton në zonën e Bathores dhe të ardhurat e tyre janë minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat