Parashikimi i motit, tërhiqet vala ‘afrikane’, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Shqipëria

Parashikimi i motit, tërhiqet vala ‘afrikane’, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e lehtë e vala Afrikane duke sjellë freskim të motit në të gjithë territorin Shqiptar.

Ndërsa, përsa i përket motit; orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira

disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat