Njëri prej mjeteve i preu rrugën tjetrit, ja çfarë e shkaktoi aksidentin me vdekje pranë Gjirit të Lalzit

Shqipëria

Njëri prej mjeteve i preu rrugën tjetrit, ja çfarë e shkaktoi aksidentin me vdekje pranë Gjirit të Lalzit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 22:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbukuar nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas, ku mbeti i vdekur 16-vjeçari Alban Hasrama.

Mësohet se përplasja mes dy mjeteve është shkaktuar prej shpejtësisë tejet të lartë.

Bëhet me dije se një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj, duke shkaktuar kështu përplasjen e tyre.

Sipas njoftimit të autoriteteve, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Ndërkohë, ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa 16-vjeçari që mbeti viktimë, ishte pasagjer në automjetin ku ndodhej 20-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat