Rezultatet e testit PISA, eksperti i arsimit: Jemi në përkeqësim në shkrim, lexim e matematikë

Shqipëria

Rezultatet e testit PISA, eksperti i arsimit: Jemi në përkeqësim në shkrim, lexim e matematikë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 19:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Eksperti i arsimit, Bardhyl Musai, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar rezultatet e fundit të PISA-s për vendin tonë.

Ai u shpreh se Shqipëria është në përkeqësim në shkrim, lexim, matematikë dhe shkencat e natyrës.

Sipas tij, duke krahasuar nxënësit në Shqipëri me ata të Bashkimit Evropian në klasën e nëntë, ata në vend janë 3 vjet poshtë bashkëmoshatarëve evropianë.

“Ne jemi në përkeqësim në shkrim, lexim, matematikë dhe shkencat e natyrës. Po të nisemi nga krahasimet, nxënsit tanë të klasës së 9-të janë 3 vjet poshtë bashkëmoshatarëve të BE-së. Pati një reagim shumë të thatë .Edhe reagimi ishte që po merren disa masa për të dalë mirë në PISA. PISA nuk është thjesht një test, por politikë arsimore, Ajo tregon se çfarë cilësie ka sistemi ynë arsimor dhe me këto dije a janë të përshtatshëm për tregun e punës. Ne jemi në vendin e fundit për mendimin krijues, edhe Palestina është më para se Shqipëria”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat