Aksident i rëndë pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën 16-vjeçari/ Policia jep detajet e para

Shqipëria

Aksident i rëndë pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën 16-vjeçari/ Policia jep detajet e para

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat